Skuadra angleze e Çelzit i ka mohuar spekulimet se pronari rus, Roman Abramoviç, do të heq dorë nga klubi dhe se së shpejti do t’ia shesë skuadrën nga “Stemford Brixh” një pronari tjetër.
“The Sunday Times” kishte raportuar se miliarderi rus dëshironte ta shiste Çelzin për 2 miliardë e 200 mijë euro.
Gazeta gjithashtu kishte raportuar se Abramoviçi e kishte refuzuar një ofertë nga “Silver Lake Partners” për blerjen e një pjese të aksioneve, si dhe në qershor Jim Ratcliffet iu ishte refuzuar oferta prej 2 miliardë eurosh për blerjen e klubit.
Sipas burimeve brenda klubit, Abramoviç nuk dëshiron ta shesë Çelzin dhe kjo gjë nuk do të ndryshojë së shpejti.
Në maj të këtij viti, pas sanksioneve të Britanisë së Madhe ndaj Rusisë, Çelzi bëri të ditur se Abramoviçi nuk do të vazhdonte me rinovimin e stadiumit “Stemford Brixh”, rinovim ky i cili do t’i kushtonte rusit më shumë se 500 milionë euro.
Çelzi ka dështuar të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për të dytin vit me rradhë, ndërsa më herët, ata ishin kualifikuar çdo vit që nga 2003-ta kur në krye të “bluve” të Londrës qëndon Abramoviç, duke arritur madje që të fitojnë këtë kopmpeticion gjatë vitit 2012-të.