Edhe pse ndoshta pritej ndonjë fitore më e thellë e Barcelonës ndaj Valjadolidit të rikthyer në La Liga, në fund “katalunasit” arritën vetëm fitore minimale 0:1, falë një goli të shënuar në pjesën e dytë me anë të Usmane Dembele.
Ky i fundit në minutën e 57-të mjaft mirë pranoi një top të rikthyer me kokë nga ana e Serxhi Robertos, dhe me të parën me të djathtën e tij arriti që të mposht portierin vendas, Masip.
Një fitore identike regjistroi edhe Atletiko Madridi, që më herët mundi Rajo Valjekanon. Autorë i golit të vetëm për “jorganxhinjët” ishte Antuan Grizman në minutën e 63-të, ndërkohë në takimin e parë të së shtunës në kuadër të javës së dytë, Alavesi dhe Betisi u ndanë me barazim pa gola.
Barcelona kryeson renditjen me 6 pikë, duke lënë pas vetes Real Sociedadin dhe Atletiko Madridin që kanë nga 4 pikë.