Struga Trim Lum ka shënuar një fitore mjaft të vlefshme në kuadër të xhiros së dytë, pasi arriti që të shënojë fitore në derbin shqiptarë përballë Vëllazërimit me rezultatin 0:1, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo një ndeshje tipike kampionale, në të cilën të dyja skuadrat e dëshironin fitoren, mirëpo ajo në fund u takoi futbollistëve më të guximshëm, të cilët me anë të Dejan Cvetanoskit në minutën e 87-të shënuan golin e fitores.
Ishte kjo fitorja e parë e Struga Trim Lum në Kërçovë përballë Vëllazërimit, pas atyre dy disfatave minimale (1:0) edicionin e kaluar, dhe në përgjithësi fitorja e dytë, pas asaj në Strugë, kur si vendas kishin mundur kundërshtarin e sotëm me rezultatin 4:2. 4 pikë për Struga Trim Lum pas dy xhirove të para në transfertë, skuadër kjo e cila në këtë mënyrë shpall kandidaturën e saj për një vend në Ligën e Parë. Javën që vjen Struga Trim Lum në terren vendas do të mirëpret Teteksin.