Perëndim, java e dytë nën hijen e derbit shqiptarë, Vëllazërimi-Struga TL

E shtuna në futbollin vendor sjellë ndeshjet e xhiros së dytë në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Në Konferencën e Perëndimit e gjithë vëmendja do të përqëndrohet te derbi shqiptarë, kur në Kërçovë mejdanin do të ndajnë Vëllazërimi dhe Struga Trim Lum. Këta të fundit në ndeshjen e xhiros së parë barazuan ndaj Gobelen Junior në transfertë, teksa Vëllazërimi pikërisht në Strugë kishte pësuar disfatë nga Labunishta. Nisur nga fakti që të dyja skuadrat nuk e kanë shijuar fitoren në edicionin e ri,  nesër pritet një super ndeshje, që shpresojmë të jetë e pasuruar me gola dhe në fund të kënaq të pranishmit në stadium.

Një derbi tjetër mund të konsiderohet edhe ndeshja midis Gostivarit dhe Skopjes, ndërsa jo më pak interesante pritet të jetë edhe ndeshja në Manastir midis vendasve të Pelisterit dhe Genç Kalemlerit.

Ndeshja e fundit e ditës së nesërme është ajo midis Teteksit dhe Goblem Junior, ndërkohë java e dytë mbyllet me ndeshjen në Strugë të dielën midis Labunishtës dhe Korabit.

LDFM – Perëndim, Java II

KF Gostivari 25.08. 16:30 Skopje
Pelisteri 25.08. 16:30 Genç Kalemler
Teteksi 25.08. 16:30 Goblen Junior
Vëllazërimi 25.08. 16:30 Struga Trim & Lum
Labunishta 26.08. 16:30

Korabi

Leave a Reply