Liverpullit i ka mjaftuar një gol i shënuar nga ana e Mohamed Sallah për të mundur Brajtonin dhe për të vazhduar serinë e fitoreve në këtë fillim sezoni në Premierligën angleze, njofton “infOSport.mk”.
Ylli egjiptian golin e vetëm të fitores së Liverpullit në këtë ndeshje e realizoi në minutën e 23-të.
Skuadra e Jurgen Klop kishte dominim të plotë në këtë ndeshje, mirëpo edhe përkundër këtij fakti nuk arriti që të shënojë edhe golin e dytë në rrjetën e mysafirëve, të cilët madje në momentet e fundit të takimit rrezikuan seriozisht portierin Alison.
Për fat të mirë gol në rrjetën e brazilianit nuk pati, ashtu që Liverpulli vazhdoi me efektin e qindtpërqindtë në Premierligë, 3 ndeshje, 3 fitore.