Lajm i mirë për Struga Trim Lum në prag të ndeshjes me Vëllazërimin

Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë në kuadër të sezonit të ri, dhe sërish në transfertë. Pas barazimit 1:1 ndaj Goblen Junior në Kumanovë, të përzgjedhurit e trajnerit Aleksandar Tançeski sot do të përballen me Vëllazërimin në Kërçovë, ndërsa lajm i mirë është se në mesin e 18-të futbollistëve është grumbulluar edhe përforcimi më i bujshëm i struganëve, Nijas Lena.

“Nijas Lena së fundmi me skuadrën ka bërë stërvitje të plota, mirëpo ende nuk është i përgatitur 100%. Ai është grumbulluar për ndeshjen e sotme, ashtu që mund të inkuadrohet në lojë gjatë pjesës së dytë” – tha për “infOSport.mk”, trajneri Aleksandar Tançeski.

Nijas Lena për shkak problemeve fizike nuk u paraqit fare në ndeshjen e xhiros së parë kundër Goblen Junior.

Ndeshja Vëllazërimi-Struga Trim Lum starton në ora 16:30, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitri shqiptarë, Nderim Tefiku nga Kumanova.

Rikujtojmë edicionin e kaluar Vëllazërimi në të dyja ndeshjet si vendas përballë Struga Trim Lum kishte arritur fitore minimale (1:0), ndërsa ndeshja e zhvilluar në Strugë, i kishte takuar skuadrës strugane me rezultatin 4:2.

Leave a Reply