Juventusi ka shënuar edhe fitoren e dytë nga po ndeshje në sezonin e ri në “Serie A”, ndërsa edhe pas 90-të minutave të tjera, Kristiano Ronaldo nuk arriti që të gjejë rrjetën kundërshtare, njofton “infOSport.mk”.
Kësaj rradhe shkaktari më i madh ishte portieri shqiptarë, Thomas Strakosha i cili thjesht nuk i lejoi golin edhe në minutën e 75-të, nga një pozitë ideale. Falë prekjes me gishtërinjtë e tij, Strakosha ia ndali buzëqeshjen Ronaldos, i cili u ngatërrua me këmbët e tij në ato momente, ndërsa në vijim të aksionit, ishte kroati Manxhukiç që e shfrytëzoi rastin dhe shënoi golin e dytë.
Ndryshe goli i parë mban firmën e boshnjakut, Miralem Pjaniç, i cili në minutën e 30-të shënoi nëj super gol me të djathtën e tij.
Pas kësaj fitore Juventusi kryeson renditjen me 6 pikë të mundshme, ndërsa Lacio mbetet e ngulitur në fund të tabelës së klasifikimit me 0 pikë.