Sulmuesi i Lacios, Çiro Immobile, pranoi se përballja me Kristiano Ronaldon do të jetë shumë e vështirë, si në fushën e lojës, ashtu edhe në garën për t’u shpallur golashënuesi më i mirë i “Serie A”.
Portugezi kaloi nga Real Madrid te Juventus për 100 milionë euro. Immobile, i cili shënoi 41 gola në 47 ndeshje zyrtare me Lacion në sezonin e kaluar, u shpall golashënuesi më i mirë i “Serie A”.
“Në momentin që kalimi i Kristiano Ronaldos te Juventus u zyrtarizua, unë mendova: falë Zotit isha në kohë për të fituar ‘këpucën e artë’ në sezonin e kaluar. Do të jetë e vështirë ta mposhtësh atë në fushën e lojës dhe në garën për trofeun e golashënuesit më të mirë, por mua më pëlqejnë sfidat e vështira. Ronaldo e ka fituar shpesh këtë çmim dhe do të përpiqet të përsëritet në Itali”, ka thënë Immobile.
Sot me fillim në ora 18:00 në “Allianc stadium” Juventusi do të mirëpret Lacion, skuadër kjo e cila në ndeshjen e parë të sezonit të ri u mund në “Olimpiko”, 1:2 nga Napoli i Elseid Hysajt, pavarësisht që ishte në avantazh. Ishte pikërisht Imobile ai i cili kishte kaluar në epërsi Lacion, duke avansuar në këtë mënyrë përballë Kristiano Ronaldos, që në anën tjetër nuk kishte arritur të prek rrjetën kundërshtare, por që në fund Juve shënoi fitore 3:2.