Derbi shqiptarë i javës së dytë në Ligën e Dytë – Perëndim midis Vëllazërimit dhe Struga Trim Lum në Kërçovë, do të flas vetëm shqip, njofton “infOSport.mk”. Kjo për shkak se edhe arbitri kryesor do të jetë shqiptarë, ndërsa gjithashtu edhe delegati i këtij takimi është caktuar shqiptarë.
Ndryshe arbitër kryesor i këtij takimi do të jetë Nderim Tefiku nga Kumanova, të cilit do ti ndihmojnë bashkëqytetari i tij, Bojan Andevski si dhe shkupjani Mervin Topojani. Arbitër i katërt do të jetë një shkupjan tjetër, Darko Stojçevski, ndërkohë delegat i këtij takimi do të jetë Abdulla Sakipi nga Likova.
Ndeshja Vëllazërimi – Struga Trim Lum starton në ora 16:30.