Futbollisti shqiptarë, Ezgjan Alioski ka shkëlqyer sot në fitoren e Lids Junajtedit në transfertë, duke ndihmuar skuadrën e tij për të shënuar një fitore komode, 0:3, njofton “infOSport.mk”. Alioski shënoi golin e dytë për Lids Junajted në minutën e 26-të, ndërsa gjithashtu kishte merita edhe në shënimin e golit të parë nga ana e Kliç, i cili përfitoi nga një devijim i portierit Krul, i cili kishte ndalur paraprakisht goditjen e Alioskit.
Ezgjan Alioski v Norwich #LUFC
Публикувахте от WALMOTtv в Събота, 25 август 2018 г.
Golin e tretë dhe të fundit të këtij takimi për Lids Junajted e realizoi spoanjolli, Pablo Hernandez në minutën e 67-të.
Për Alioskin ishte ky goli i dytë në sezonin e ri, ku Lids Junajted pas 5 xhirove të para së bashku me Midëlzbrou kryeson renditjen në Çempionship.