Shkëndija e Tetovës ishte skuadra e dytë që u përballë me Rosenborgun në garat europiane, pas Vardarit që edicionin e kaluar ishte në të njejtin grup me norvegjezët në Liga Evropa.
Në takimin e parë të plej of-it në Liga Evropa që u zhvillua mbrëmë në Trondheim të Norvegjisë, Shkëndija u mund me rezultat 3:1 nga Rosenborgu, ndërsa golin e vetëm për skuadrën shqiptare e realizoi braziliani Stenio Zhunior.
Po të njejtin fat e kishte edhe Vardari sezonin e kaluar, kur me shifra identike 3:1 u mund në të njejtin stadium, përderisa golin e vetëm për ekipin nga vendi e shënoi braziliani tjetër Juan Felipe.
Gjithsesi në takimin e kthimit në Shkup, Vardari barazoi 1:1 me Rosenborgun, ndërkohë Shkëndija të enjten e arshshme do të pretendojë për fitore, duke ndjekur një rezultat komod 2:0 që i mundëson kualifikimin për herë të parë në grupet e Liga Evropës.