Shkëndija e humbi betejën e parë ndaj Rosenborgut, por jo edhe luftën, pasi lufta e vërtetë pritet të zhvillohet në Shkup, ku skuadrës norvegjeze nuk i shkruhet edhe aq mirë. Këtë e themi bazuar në të dhënat statistikore të takimit të parë, të cilat në tërësi flasin për “kuqezinjtë” e Qatip Osmanit, njofton “infOSport.mk”.
Rosenborgu kishte 4 goditje brenda kuadratit, ku edhe shënoi 3 gola, ndërsa po të njëjtin numër të goditjeve brenda kuadratit kishte edhe Shkëndija, mirëpo që në fund arriti të shënojë vetëm një gol.
Plotë 14 goditje kishin dërguar futbollistët e Shkëndijës drejt portës së Rosenborgut, skuadër kjo që në anën tjetër 11 herë kishte tentuar të shënoj ndaj “kuqezinjëve”.
Shkëndija më e mirë ishte edhe në ekzekutimin e riëvnieve nga këndi, ndërsa gjithashtu edhe në posedim të topit, 58% ndaj 42 %.