Partizani ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkato. Bëhet fjalë për koreano-veriorin So Hyon-UK. Mesfushori 26-vjeçar ka nënshkruar sot një kontratë dyvjeçare me “të kuqtë” nga Tirana, që do të thotë se do të jetë pjesë e kryeqytetasve deri në verën e vitit 2020.
Forma që ka shfaqur në stërvitje duket se kanë bindur trajnerin Gega dhe drejtuesit e klubit shqiptarë për t’i ofruar atij marrëveshje afatgjate.
So Yuon-UK regjistron edhe 33 ndeshje me përfaqësuesen e Koresë së Veriut dhe i bashkohet skuadrës pas një eksperience në Superligën e Bosnje dhe Hercegovinës, raportojnë mediat shqiptare.