Me datë 3 korrik drejtuesit e Milanit nënshkruajtën kontratë me Alen Haliloviç, i cili në “San Siro” erdhi si futbollistë i lirë nga rradhët e skuadrës gjermane të Hamburgut. Vetëm një muaj e gjysmë më vonë kroati nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Xhenaro Gatuzo dhe me shumë gjasa do të largohet nga skuadra “kuqezi” pas një aventurë të shkurtër.
Në numrin e saj të së enjtes, “Mundo Deportivo” shkruante se Haliloviç do ju ofrohet dy klubeve spanjolle, Zhirona dhe Espanjoll.
Përparësi në këtë rast ka ekipi i Zhironës, që udhëhiqet nga Euzebio Sakristan, i cili njeh mirë cilësitë e Haliloviç, që nga koha kur e udhëhiqte ekipin e dytë të Barcelonës.
Alen Halilovic already unsettled at AC Milan – Tribal Football https://t.co/BMmSlj8Gvj
— AC Milan fann club (@ACMilanfannclub) August 23, 2018