Shkëndija nxjerr në shitje biletat për ndeshjen e kthimit në Shkup ndaj Rosenborgut

Shkëndija sonte do të zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të “play-off” të Liga Europa përballë Rosenborgut norvegjez, ndaj së cilës skuaëdr vetëm 7 ditë më pas në Shkup do të zhvillojë ndeshjen e kthimit, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht ndeshja e 30 gushtit do të jetë përcakatuese rreth emrit të skuadrës që do të sigurojë një vend për në ndeshjet në grupe, ndërsa me një rezultat pozitiv sonte  në Trondhajm, arena “Filipi i Dytë” pritet të jetë e stërmbushur, kjo edhe për gjestin e bukur të drejtuesve të Shkëndijës, të cilët vendosën që të përgjysmojnë çmimin e biletave, të cilat sillen nga 100 deri në 300 denarë.

Të njëjtat që prej sot janë në shitje, ndërsa me këtë rast bëhet apel që sa më shumë tifozë të vijnë për të përkrahur skuadrën “kuqezi”, me shpresën se kjo ndeshje do të shndërohet në festë për suksesin historik, që e pret një armatë e tërë e tifozëve shqiptarë ane mbanë Botës.

Të gjithë të interesuarit për të ndjekur përballjen e ardhshme europiane të Shkëndijës mund të pajisen me biletë paraprakisht me qëllim për të shmangur pritjet e panevojshme para sporteleve në ditën e ndeshjes, ndërsa të njëjtat

janë të kategorizuara me çmime në bazë të pozicionit në tribuna, ndërsa shiten në disa pika, të cilat mund ti shihni në vijim:

Pikat e shitjes:
Shkëndija FANSHOP , Tetovë
Monaco Tobaco , Tetovë
Vona 5, Gostivar
Jugoton, Shkup
Online në www.mktickets.mk
Çmimet:
Tribuna Veriore: 300 MKD
Tribuna Jugore: 200 MKD
Tribuna Lindore dhe  Perëndimore: 100 MKD

Leave a Reply