Momenti i penaltisë e që arbitri izraelit nuk e akordoi (VIDEO)

Shkëndija është dëmtuar dukshëm nga arbitri izraelit, Grinfeld, i cili në çastet e fundit të takimit nuk akordoi një penalti të pastërt në favor të “kuqezinjëve” nga Tetova, njofton “infOSport.mk”. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 89-të, kur goditjen e Besart Ibraimit, futbollisti vendas Konradsen e ndali me dorë, që më pas topi të përplaset në fytyrën e tij.

Në fund disfatë 3:1 e Shkëndijës që në këtë mënyrë do ta ketë të vështirë në Shkup për të kaluar në fazën tjetër, mirëpo jo rastësisht thonë se shpresa vdes e fundit, ashtu që edhe për “kuqezinjtë” e Qatip Osmanit shpresat ekzistojnë, falë atij super goli të shënuar nga Stenio Zhunior në minutën e 76-të.

Ndeshja Shkëndija – Rosenborgu në Shkup zhvillohet pas një jave (30 gusht) në arenën “Filipi i Dytë”.

Leave a Reply