Kapiteni i Shkëndijës, Armend Alimi shpreson në objektivat e klubit, duke besuar se kundër Rosenborgut do të bëjnë historinë për kualifikim në fazën e grupeve të Liga Evropës. Kjo është hera e tretë me radhë që kuqezinjët prekin fazën e plej of-it, ndërsa kumanovari i vetdishëm për cilësitë e kundërshtarit, beson në kalimin e këtij turi.
“Jemi të vetëdijshëm se na presin dy ndeshje të vështira kundër Rosenborgut, mirëpo ne jemi të përgatitur për të bërë hapin e madh në historinë e klubit dhe shpresoj se mund t’ia arrijmë qëllimit”, u shpreh kapiteni i Shkëndijës Armend Alimi para takimit me Rosenborgun.
Përballja Rosenborgu-Shkëndija luhet sonte në stadiumin “Lerkendal”, duke nisur nga ora 20:45.