Pas FC Shkupit, eliminohet edhe Renova

Pas FC Shkupit, edhe skuadra tjetër shqiptare e Renovës, i ka dhënë lamtumirën Kupës së Maqedonisë, pasi u eliminua në transfertën në Kavadar përballë Tikveshit, njofton “infOSport.mk”. Është kjo disfata e dytë me rradhë për skuadrën e trajnerit Jeton Beqiri, pas asaj në fundjavë në kuadër të xhiros së dytë në ndeshjen kampionale përballë Vardarit në Tetovë.

Tikveshi avansoi gjatë pjesës së parë, teksa Renova me anë të Emran Ramadanit barazoi gjatë pjesës së dytë, në të cilën “gjipspunuesit” pranuan edhe një gol tjetër dhe në fund duheshe të përshëndeten me garat e Kupës.

Leave a Reply