Milani shpreson të transferojë mesfushorin e PSZH-së, Adrien Rabiot.
Nuk bëhet fjalë për tani por për verën e ardhshme në mënyrë që Rabiot të lëvizë drejt “San Siros” me parametra zero, raporton “Le10Sport”.
Kontrata e 23-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe tashmë Milan raportohet se ka arritur marrëveshjen në parim me lojtarin që kërkon të provojë një aventurë të re.
Drejtori sportiv i Milanit Leonardo, i cili ka mbajtur një pozicion të ngjashëm me PSZH-në më parë, është duke planifikuar një pagë të majme për “yllin” francez.
Kujtojmë që për Rabiot u interesua Barcelona por PSZH ka shprehur dëshirën për të mbajtur lojtarin deri në fund të sezonit.
Nëse ndodh e gjitha kjo atëherë në qershor do të jetë vetë 25-vjeçari që do të transferohet ku të dëshirojë