Ish sulmuesi i Kombëtares së Italisë, Mario Balotelli ka vendosur për të ardhmen e tij. Sulmuesi 28-vjeçar vendosi që të mbetet te Nica edhe për të tretin sezon me rradhë. Në këtë mënyrë ai iu dha fund spekullimeve të ndryshme se mund të transferohej te Olimpiku i Marsejës.
Nga tabori i Nicas këtë lajm shumë të rëndësishëm e publikuan përmes një komnikate të veçantë.
Mario #Balotelli a choisi. Et c’est l’@ogcnice. pic.twitter.com/QEEy4dz6Ze
— OGC Nice (@ogcnice) August 20, 2018
“Klubi dhe numri i saj 9-të mbeten bashkë edhe gjatë sezonit 2018/2019. Vendimi është marrë. Mario Balotelli ka vendosur të qëndrojë te Nica. Italiani 28-vjeçar shprehu dëshirën e tij para drejtuesve të klubit dhe marrëveshja u arritë të hënën në mbrëmje. Situata tashmë është normale, megjithëse ishte pak e komplikuar nga veprimi i një klubi tjetër nga Franca Jugore” – shkruante në kumtesën e skuadrës së Nicës.
Balotelli me kalimin në kampionatin francez ai u ringjallë. Brenda dy sezoneve të kaluara te Nica, ai zhvilloi 66 ndeshje, duke shënuar 43 gola dhe duke u shndërruar për shpejtë kohë në një figurë shumë të rëndësishme të skuadrës.