Kampionia e Maqedonisë Shkëndija ka udhëtuar sot drejt Norvegjisë për ndeshjen e parë të plej of-it në Liga Evropa ndaj Rosenborgut që do ta luajë të enjten. Në atmosferë pozitive me linjë çarter nga aeroporti i Shkupit futbollistët kuqezi kanë udhëtuar në tokën norvegjeze, ndërsa kanë zbarkuar në orën 16:00. Tetovarët do të akomodohen në hotel, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të kenë stërvitjen zyrtare dhe konferencën për shtyp.
“Kuqezinjët” në këtë përballje do të ketë hendikep Egzon Bejtullain, i cili për shkak tre kartonave të verdhë nuk do të ketë të drejtë loje në ndeshjen e parë ndaj kampionëve të Norvegjisë. Takimi Rosenborgu-Shkëndija luhet në stadiumin “Lerkendal” të Trodhajmit të enjten, duke nisur nga ora 20:45.