Godet Genç Kalemler, transferon dy lojtarë të Vëllazërimit

Skuadra e Genç Kalemler që sezonin debutues në Ligën e Dytë – Perëndim e nisi me barazim 1:1 ndaj Teteksit, gjatë ditës së sotme festive të Kurban Bajramit ka arritur që në rradhët e saja të sjellë dyshen e Vëllazërimit, Maliq Beluli dhe portierin Gentian Çadarovski, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse ky i fundit fillimisht mendohej të luante në formë huazimi te Genç Kalemler, megjithatë drejtuesit e të dyja skuadrave arritën marrëveshje për blerjen e kartonit të tij nga ana e skuadrës nga Banjica e Poshtme e Gostivarit.

Me këtë portier të talentuar, Genç Kalemler ka nënshkruar kontratë një vjeçare, njëjtë sikurse edhe me Maliq Belulin.

Çadarovski pjesë e Vëllazërimit ishte 6 muajt e fundit, kur erdhi nga rradhët e ekipit të të rinjëve të Shkëndijës së Tetovës, ndërsa po të njëjtën periudhë me skuadrën nga Kërçova luajti edhe Maliq Beluli, i cili ishte rikthyer nga aventura e tij në futbollin kosovar, më saktësisht me skuadrën e Vëllazërimit të Pozheranit.

Përveç kësaj të fundit, Beluli në Kosovë gjithashtu luante edhe me Ferizajin, ndërsa në Maqedoni ka luajtur edhe me ekpin e vendlindjes së tij, Gostivarin si dhe me ekipin e Skopjes në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Leave a Reply