Futbollisti shkupjan, Bujamin Asani sezonin 2018/19 do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës. Asani është transferuar te skuadra e Ferizajit, me të cilët ka firmosur kontratë 1 vjeçare. Shkupjani me marrëveshje të dyanshme ndërpreu bashkëpunimin në qershor me Rabotniçkin, me të cilën skuadër luajti gjatë sezonit të fundit në Ligën e Parë të futbollit vendor.
Për 30 vjeçarin kjo do të jetë hera e parë që do të luajë në futbollin kosovar, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Uta Arad të Rumanisë, FC Shkupin, Kapaz Ganjan dhe Skopjen.