Skuadra e Atalantas kampanjën e re në Itali e nisi me një fitore të madhe si vendas ndaj Frosinones. Skuadra bergamase shënoi fitore 4:0 ndaj skuadrës së re në “Serie A”, ndërsa në këtë ndeshje shkëlqeu kapiteni Alehandro Gomez, i cili shënoi dy gola, ndërsa gjithashtu asistoi në dy golat tjerë të shënuar nga Hans Hateboer (48’) dhe Mario Pashaliç (68’).
Në këtë ndeshje te Atalanta nga minuta e parë e deri në fund të takimit u paraqit mbrojtësi Berat Xhimshiti, teksa Etrit Berisha mbeti në bankinë. Edhe në këtë ndeshje trajneri Gasperini kishte vendosur që portën t’ia besojë portierit italian, Pjerluixhi Golini.