Në Angli dhe Itali merkatoja e verës ka marrë fund, mirëpo jo edhe në La Liga, aty ku Reali pritet që të shpërrthejë dhe të gjejë zëvendësimin adekuat të Kristiano Ronaldos, i cili u transferua pikërisht në “Serie A”, te skuadra kampione e Juventusit.
Sipas “Don Balon”, në fakt, dy objektivat e “”mbretërve” për sulmin vijnë nga “Serie A”. I pari është Mauro Ikardi i Interit, për të cilin Florentino Perez është i gatshëm ti paguajë Interit plotë 100 milion euro, ndërsa vetë sulmuesit argjentinas ti ofrojë një pagë vjetore prej 10 milion euro.
I dyti në listën e dëshirave të numrit një “madrilen”, është ylli i Lacios, Milinkoviç-Saviç. Sipas shtypit spanjoll, lojtari ka një marrëveshje verbale me klubin “merengues” dhe Perez do të bëjë një ofertë tunduese (100 milionë euro) në ditët e ardhshme.
Deri më 31 gusht gjithçka mund të ndodhë. Por, duke parë se klubet nuk do të kenë mundësinë për t’i zëvendësuar yjet që mund të largohen, “madrilenët” do të duhet të ofrojnë diçka më shumë për të siguruar objektivat e tyre.