Seleksionuesi i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi vijon të marrë lajme negative në prag të nisjes së ndeshjeve në kuadër të Ligës së Kombeve.
Një nga mesfushorët më të mirë të ekipit “kuqezi”, Odise Roshi, ka pësuar një dëmtim të rëndë, në ndeshjen që Ahkmat Gorzny luajti kundër Rubin Kazan në kampionatin rus të futbollit.
Informacionet nga Rusia thonë se Odise Roshi ka dëmtuar ligamentet dhe se do ti nevojitet një kohë më e gjatë e rikuperimit.
Ai pritet të ju nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të mësuar më shumë rreth dëmtimit të tij. Nëse vizitat mjekësore do të nxjerrin pikërisht dëmtimin e ligamentit, atherë mesfushori do të jetë i detyruar të rrij për një kohë të gjatë jashtë fushave.
Mungesa e futbollistit nga Fieri në formacion i komplikon shumë punët për trajnerin Kristian Panuçi, i cili në këtë periudhë do të përballet dhe me mungesën e minutave për shumë nga lojtarët e kombëtares, kryesisht në repartin e mbrojtjes, e një ndër ta pa dyshim se është Mërgim Mavraj, që me Shqipërinë ka luajtur gjithnjë titullarë.