Ish futbollisti i Realit të Madridit, Hese Rodrigez vazhdon të ndërrojë skuadrat nga viti në vit. Që prej kur se spanjolli u ble nga kampionët e Francës, Paris Sen Zhermeni në vitin 2016, Hese nuk është rehatuar duke ndërruar skuadrat.
Fillimisht ai ishte huazuar te Las Palmas, më pas te Stouk Siti në Angli, kurse tani pritet të kthehet përsëri në “La Liga”, për t’iu bashkuar skuadrës së Hueskas, që këtë vit do të garojë në mesin e më të mirëve.
Te skuadra e Hueska, Hese pritet të luajë deri në fund të sezonit, që më pas të shqyrtojë mundësinë për të vazhduar apo të kthehet sërish te PSZH-ja.