Daniele De Rossi do të gjobitet nga Komisioni i Disiplinës së Ligës Italiane të Futbollit, si pasojë e shiritit që ka mbajtur në ndeshjen kundër Torino, ku Roma e tij në fund shënoi fitore minimale, 1:0.
Drejtuesit e “Serie A” kanë vendosur që të gjithë kapitenët, gjatë këtij sezoni të kenë një shirit të ngjashëm, ku është edhe logo e kampionatit italian.
De Rossi u bë i pari që e mohoi këtë rregull dhe luaji me një shirit të kuq, atë që preferon vetë, dhe nuk vuri shiritin e dhënë nga Liga e Futbollit.
Nuk dihet arsyeja se pse mesfushori i Romës e ka bërë një veprim të këtillë, megjithatë ajo që dihet, është se shumë shpejt do të merren masa ndaj tij.