Skuadra kampione e Francës, Paris Sen Zhermeni është gati për të bërë çmendurinë e fundit në këtë merkatoje vere.
Sipas mediave “iberike”, PSZH-ja kërkon të nënshkruajë me dyshen e Barcelonës, Ivan Rakitiç – Serhio Buskets, shkruan “Goal.com”.
Buskets ka një klauzolë prej 200 milionë eurosh, ndërsa mesfushori kroat prej 125 milionë euro.
Në total PSZH-ja pritet të shpenzojë plot 325 milionë euro për të afruar në skuadër dy superlojtarë, që vite me rradhë komandojnë me mesfushën “katalunase”. Mirëpo një lëvizje e këtillë duket shumë e vështirë, pasi klubi parisien duhet të ketë kujdes që të mos shpenzojë shumë për shkak të rregullave të UEFA-s për “Financial-Fair play”.
Si duket drejtuesit e PSZH-së, nuk dëshirojnë ti lënë asgjë rastit dhe në prapavi po mendojnë për një mesfushorë, pasi Adrien Rabiot është i vendosur për tu larguar nga “Parku i Princërve”.