Barcelona gati edhe një top transferim deri në mbyllje të merkatos

Skuadra kampione e Spanjës, Barcelona do të bëjë edhe një goditje tjetër deri në fund të afatit kalimtar të verës.

Sipas “Sport.es”, skuadra “katalunase” dëshiron që në “Kamp Nou” të sjellë mesfushorin e Ajaksit, Frenkie De Jong.

21-vjeçari kërkohet medoemos nga trajneri Ernesto Valverde, për të përforcuar mesfushën. Drejtuesit e Ajaksit ju kanë bërë me dije atyre të Barcelonës se çdo ofertë që vjen nën shifrën e 44 milion sterlinave do të refuzohet.

“Katalunasit” gjatë javës thuhet se do të nisin ofertën drejt Amsterdamit, mirëpo mbetet vetëm të shihet nëse e njëjta do të kënaq apetitet e drejtuesve të skuadrës  holandeze.

Leave a Reply