Shkupi edhe me 10-të futbollistë sulmonte, por Tofiloski çdo gjë mbronte (VIDEO)

FC Shkupi dominoi në tërësi ndeshjen e xhiros së dytë ndaj Pobedës, megjithatë te skuadra nga Prilepi i disponueshëm ishte portieri Darko Tofiloski, i cili thjesht ndalte gjithçka që shkonte në drejtim të portës së tij, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Zekirja Ramadani ishte dukshëm skuadër më e mirë, madje nuk ndaloi së sulmuari kur luante edhe me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit të Rron Brojës (dy kartonë të verdhë) në minutën e 75-të.

Tofiloski shpëton Pobedën në fillimin e pjesës së dytë

Tofiloski shpëton Pobedën në fillimin e pjesës së dytë

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 19 август 2018 г.

Rastet më të mira skuadra nga Çairi i kishte në pjesën e dytë, kur në dy raste u kanos Kristijan Stojkoski, ku vlen të veçohet goditja e tij në minutën e 57-të nga gjuajtja e lirë, mirëpo përveç tij duartrokitjet i takuan edhe portierit mysafir, i cili me një intervenim bravuroz nuk lejoi epërsinë e FC Shkupit.

FC Shkupi shumë afër golit

FC Shkupi shumë afër golit, mirëpo Tofiloski edhe njëherë tjetër në nivel të detyrës

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 19 август 2018 г.

Suhejl Muharremi kanoset me kokë, mirëpo mbron sërish Tofiloski

Suhejl Muharremi kanoset me kokë, mirëpo mbron sërish Tofiloski SHKUPI – POBEDA 0:0 (min. 70-të)

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 19 август 2018 г.

Po i njëjti një gjë të tillë nuk lejoi edhe në minutën  e 66-të, kur ndali goditjen me kokë të Suhejl Muharremit, ndërsa me kohë ndalonte edhe disa tentativa të tjera të futbollistëve vendas, të cilët fitoren e parë në sezonin e ri duhet kërkuar në kuadër të javës së tretë, kur do të jenë mysafir të liderit aktual, Akademia Pandev.

Mbyllet ndeshja në Çair

Mbyllet ndeshja në ÇairFC SHKUPI – POBEDA 0:0

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 19 август 2018 г.

Leave a Reply