Me “play offin” e Liga Europa para vetes, futbollistët e Shkëndijës sërish kthejnë vëmendjen në skenën vendore ku pason sfida e xhiros së dytë të sezonit të ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.
Pas sfidës së lodhshme me Red Bull Salzburgun në xhiron e tretë eliminatore të Ligës së Kampionëve, stafi teknik ka punuar në rikuperimin e skuadrës dhe tanimë ekipi duket gati për të synuar fitoren e parë kampionale në sezonin e ri.
Kuqezinjtë nga Tetova startuan kampanjën me barazim 2:2 me Vardarin, ndërsa Makedonija Gj.P. u mund në transfertën me Akademia Pandevin.