Shkëndija edhe në ndeshjen e dytë të sezonit të ri futbollistik nuk ka arritur që të shënojë fitore, pasi sot në ndeshjen e xhiros së dytë të zhvilluar në Shkup kundër Makedonija Gjorçe Petrovit barazoi pa gola, njofton “infOSport.mk”.
Si duket futbollistët e Shkëndijës më shumë mendonin në ndeshjen e parë të “play-offi-it” të Liga Europa, se sa në ndeshjen me Makedonija Gj.P, që në fund morri një barazim të madh ndaj favoritit kryesor për titullin e kampionit në futbollin tonë vendor.
Remzifaik Selmani kanoset, por mbron Jovanovski
Remzifaik Selmani kanoset, por mbron Jovanovski MAKEDONIJA GJ.P – SHKËNIJA 0:0 (min 85)
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 19 август 2018 г.
Shkëndija kishte dominim në fushë dhe krijonte raste, sidomos në pjesën e dytë, mirëpo treshja Ibraimi-Nafiu-Selmani nuk arritën që të gjejnë rrugën e duhur drejt rrjetës së portierit Jovanovski.
Super rast për Valmir Nafiun
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 19 август 2018 г.
Rikujtojmë Shkëndija kishte barazuar 2:2 edhe në ndeshjen e parë ndaj Vardarit në Tetovë, ndërsa të enjten që vjen skuadra e trajnerit Qatip Osmani do të zhvillojë ndeshjen e parë të “play-off-it” në Liga Europa përballë Rosenborgut norvegjez.
Shkëndija barazon pa gola në transfertën me Makedonija Gj.P. në Shkup në takimin e xhiros së dytë të LPFM-së.
Публикувахте от KF Shkëndija в Неделя, 19 август 2018 г.