Shkëndija e Tetovës sot në kuadër të xhiros së dytë do të përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin, skuadër kjo që këtë vit u rikthye në mesin e më të mirëve nënfutbollin vendor, njofton “infOSport.mk”.
Trajneri Qatip Osmani për këtë sfidë nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e kapitenit, Armend Alimi, i pezulluar me një ndeshje pas kartonit të kuq (dy kartona të verdhë) me Vardarin në xhiron e parë.
Me vendim të stafit teknik, jashta skuadrës për arsye taktike mbetet Alma Vakili. Gjithë futbollistët tjerë janë gati për lojë dhe trajneri Osmani disa orë para takimit do të vendosë për formacionin startues, gjithnjë duke llogaritur se të enjten e ardhshme pason takimi i parë i “play offit” të Liga Europa kundër Rosenborgut në Norvegji.