Rezultati 0:0 mbizotëron në të gjitha 4 ndeshjet e Ligës së Parë gjatë 45 minutave të para, duke shpresuar që golat do ti shohim gjatë pjesës së dytë, njofton “infOSport.mk”.
Në Çair, edhe përkundër dominimit të plotë të FC Shkupit, rezultati mbeti i pandryshuar, pasi të besuarit e trajnerit Ramadani nuk arritën të shënojnë në rrjetën e Pobedës, futbollistët e së cilës skuadër arritën të ju bëjnë ballë sulmeve të vendasve.
Me rezultatin e fillimit u mbyll edhe pjesa e parë në lagjen e Gjorçe Petrovit, aty ku mejdanin po ndajnë Makedonija GJ.P dhe kampionja në fuqi e Shkëndijës, njëjtë sikurse në Tetovë ku po luajnë Renova dhe Vardari, ndërsa me rrjeta të paprekura u mbyll edhe pjesa e parë e derbit lokal të Strumicës, midis Akademia Pandev dhe Bellasicës.
Rikujtojmë mbrëmë në arenën “Filipi i Dytë” u zhvillua ndeshja midis Rabotniçkit dhe Sileksit, në të cilën në fund fitores me rezultatin 2:1 iu gëzuan “romantikët”.