Shkëndija pas pak në stadiumin në Gjorçe Petrov, do të zhvillojë ndeshjen e xhiros së dytë përballë vendasve të Makedonija Gj.P., njofton “infOSport.mk”. Trajneri Osmani për këtë ndeshje ka ardhur me disa ndryshime, ndërsa bie në sy për herë të parë prezenca e mbrojtësit të talentuar, Çeshmexhiev, i cili në repartin e fundit do të luaj bashkë edhe me Musliun dhe Bejtullain.
Kësaj rradhe Osmani ka vendosur të luaj me tre mbrojtës dhe me skemën 3-5-2, ku në mesfushë nga krahët do të manovrojnë Mici në të majtë dhe Todorovski në të djathtë, teksa në qendër në mungesë të Armend Alimit, do të luajnë Taipi dhe Bojku, të ndihmuar edhe nga Zhunior, detyra e të cilit është që të lidh aksionet e mesfushës me atë të sulmit, ku do të paraqiten Ibraimi dhe Shefiti.