Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së dytë të sezonit të ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ku në 4 ndeshje u realizuan vetëm 3 gola, dy prej të cilëve në derbin e Strumicës, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra kampione në fuqi, Shkëndija luajti baraz pa gola në Shkup ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa me po të njëjtin rezultat u mbyll edhe ndeshja në Çair midis FC Shkupit dhe Pobedës.
Vardari falë golit të shënuar nga Tigran Barsegian në minutën e 75-të mundi Renovën në Tetovë, ndërsa Mario Krstovski me dy gola të shënuar i vetëm mundi Bellasicën në derbin lokal të Strumicës.
Rikujtojmë gjatë ditës së djeshme Rabotniçki në ndeshjen e parë të javës së dytë mundi Sileksin me rezultatin 2:1.
LPFM, Java II | ||
Bellasica | 0 – 2 | A. Pandev |
Makedonija Gj.P | 0 – 0 | Shkëndija |
Renova | 0 – 1 | Vardari |
Shkupi | 0 – 0 | Pobeda |