Tifozët ultras të Lacios kanë shkaktuar një polemikë pas urdhrit të tyre që gratë dhe fëmijët të mos ulen në “vendet e shenjta” të stadiumit, edhe pse ata kanë paguar për ato ulëse.
Ata para ndeshjes hapëse të “Serie A” kundër Napolit, jashtë stadiumit shpërndanin fletushka ku gratë dhe fëmijët udhëzoheshin të mos ulen në rreshtat e parë në stadium.
“Curva Nord përfaqëson për ne një vend të shenjtë, një ambient me një ligj të pashkruar, i cili duhet të respektohet. Rreshtat e parë, si gjithmonë, kanë qenë tonat”, thuhej në fletushkë.
“Në këtë vend, ne nuk lejojnë gra dhe të dashura, kështu i ftojmë ato të ulen nga rreshti i 10-të e më lartë. Kushdo që e zgjedh stadiumin si alternative të ecjeve romantike nëpër kopshtet e Villa Borghese, duhet të ulet në vende të tjera të stadiumit” – shkruhej më tej.
Lacio mbrëmë në “Olimpiko” edhe pse avansonte ndaj Napolit falë super golit të Çiro Immobile, në fund pësoi disfatë me rezultatin 1:2 nga Napoli që shënoi me anë të Milik dhe Insinje.