Sulmuesi shkupjan, Sunaj Hasan ka debutuar me gol me fanellën e Genç Kalemler, pasi doli të jetë shënuesi i vetëm për skuadrën debutuese në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë në ndeshjen kundër Teteksit, që në fund u mbyll me barazimin 1:1, njofton “infOSport.mk”.
Hasan shënoi gol vetëm pas 10 minutave lojë, teksa Teteksi barazoi shifrat në minutën e 48-të përmes Meriton Salijit.
Edhe pse vendasit me ngulm kërkonin edhe golin e dytë në rrjetën e Teteksit, një gjë të tillë nuk e arritën, ashtu që në fund skuadrat nga Pollogu ndanë pikët duke luajtur baraz.
Me barazim, mirëpo pa asnjë gol të shënuar u mbyll edhe ndeshja midis dy ish skuadrave elitare Skopjes dhe Pelisterit, e zhvilluar në Autokomandë të Shkupit.
Në dy ndeshjet tjera të ditës, Gostivari me rezultatin 2:0 mundi Korabin në Dibër, teksa ndeshja në Kumanovë midis Goblen Junior dhe Struga Trim Lum u mbyll me barazimin 1:1.
Java e parë në Ligën e Dytë Perëndim mbyllet nesër me ndeshjen midis Labunishtës dhe Vëllazërimit që do të zhvillohet në Strugë me fillim në ora 17:00.
LDFM – Perëndim, Java I | ||
Korabi | 0:2 | KF Gostivari |
FK Skopje | 0:0 | Pelisteri |
Genç Kalemler | 1:1 | Teteksi |
Goblen Junior | 1:1 | Struga Trim & Lum |
Labunishta | 19.08-17:00 | Vëllazërimi |