Edhe pse zakonisht duke parë ecurinë e suksesshme të Shkëndijës në Kupat Europiane dhe arritjen për të tretin vit me radhë në plej of-in e Liga Evropës, në proporcion në botën e modernizuar çmimet e biletave shkojnë duke u rritur, mirëpo kryesia e klubit tetovar bën një hap shumë të mençur.
Duke parë krizën ekonomike në vend, por edhe faktin që Shkëndija ndeshjet në Europë i luan jashta Tetovës (në Shkup), drejtuesit e Shkëndijës kanë vendosur t’ua lehtësojnë pak tifozëve në këtë fazë, duke përgjysmuar çmimin e biletave për ndeshjen me Rosenborgun.
Nëse deri më tani për të parë një ndeshje të “kuqezinjëve” është dashur të paguhet nga 300, 400 dhe 600 denar, për ndeshjen e kthimit të plej of-it me 30 gusht ku do të vendoset kualifikimi për në grupet e Liga Evropa biletat do të kushtojnë nga 300, 200 dhe 100 denarë.
Shkëndija ndeshjen e parë me Rosenborgun e luan në transfertë me 23 gusht, ndërsa atë të kthimit me 30 gusht në arenën “Filipi i Dytë”.