Real Madridi është futur në garë për transferimin e mesfushorit danez të Totenhamit, Kristian Eriksen. Sipas “Don Balon”, numri një i “madrilenëve”, Florentino Perez nuk do të pret deri në afatin kalimtarë të dimrit për të realizuar një transfer të tillë, pasi dëshira e tij është që Eriksen ti bashkohet Realit të Madridit që gjatë kësaj vere.
Rikujtojmë një kohë më parë ishte Barcelona që këmbëngulte në transferimin e Eriksen në “Kamp Nou”, ndërsa tashmë Reali. Mbetet të shihet nëse “madrilenët” do i’a arrijnë qëllimit dhe do të bindin danezin, por para së gjithash edhe drejtuesit e skuadrës së Totenhamit, duke pasur parasysh se Eriksen është një ndër futbollistët më të mirë të skuadrës nga “Vajt Hart Lejn”, pa të cilin nuk mund të imagjinohet mesfusha e tyre.