Përveç ndeshjeve të Ligës së Dytë – Perëndim, paralelisht do të zhvillohen edhe ato nga Liga e Dytë – Lindje, e ku skuadra e Borecit, pjesë e së cilës nga ky edicion janë edhe dy futbollistët shqiptarë, Leonard Kallaba dhe Burhan Mustafa, shihet si një ndër skuadrat favorite për tu inkuadruar në Ligën e Parë të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga Velesi që vitin e kaluar nuk kishte fat, pasi u eliminua në balotazh nga Pobeda e Prilepit, ka bërë disa përforcime të mira, ndërsa gjithashtu postin e trajnerit i’a ka besuar Gorazd Mihajllovit, një strateg ky që gëzon repsektin e madh tek futbollistët e tij të ri.
Boreci sezonin e ri e hap me ndeshjen në transfertë ndaj debutuesve të Detonit Junior, teksa Kozhuvi, pjesë e së cilës në sezonin e ri do të jetë edhe sulmuesi shkupjan, Emir Skenderi do të ketë një transfertë të vështirë në Kavadar ndaj Tikveshit.
Kit Go Pehçevo, një tjetër skuadër debutuese në këtë ligë do të mirëpret Plaçkovicën, Sasa në Makedonska Kamenicë do të jetë nikoqir i Partizanit nga Obrshani, ndërkohë në Negotinë, Vardari do të përballet me Bregallnicën, një skuadër tjetër pretendente për të siguruar një vend në mesin e më të mirëve sezonin e ardhshëm.
Njëjtë sikurse ndeshjet e Konferencës së Perëndimit, ashtu edhe këta të Lindjes startojnë sot me fillim në ora 17:00.
LDFM – Lindje, Java I | ||
Detonit Junior | 17:00 | Boreci |
Kit Go Pehçevo | 17:00 | Plaçkovica |
Vardar Negotino | 17:00 | Bregallnica |
Sasa | 17:00 | Partizan Obrshani |
Tikveshi | 17:00 | Kozhuvi |