Kush do luaj përkrahë Messit dhe Suarezit në sulmin e Barcelonës?

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka rikthyer formacionin 4-3-3 gjatë ndeshjeve përgatitore për sezonin e ri, ndërsa me të njëjtën skemë ai pritet që të luajë edhe në ndeshjet kampionale në La Liga.

Sonte Barcelona në kuadër të xhiros së parë do të përballet me Alavesin në “Kamp Nou”, ndërsa shumica e tifozëve “katalunas”, ende e kanë të paqartë se kush do ju bëjë shoqëri në repartin e sulmit, dyshes së pazëvendësueshme, Lionel Messi-Luis Suarez.

Në garë për një vend në vijën ofenzive janë transferimi i kësaj vere, Malkom dhe Usmane Dembele, me këtë të fundit që shihet si favorit, pas paraqitjeve të mira në ndeshjet e fundit përfshirë golin në Superkupën e Spanjës ndaj Seviljas, ku pikërisht goli i tij i solli treofeun skuadrë “katalunase”, që edhe këtë vit shihet si favoriti kryesor për të rrëmbyer titullin e kampionit.

 

Leave a Reply