Janë zhvilluar edhe ndeshjet e xhiros së paë të sezonit të ri në Ligën e Dytë – Lindje, aty ku Boreci morri një fitore minimale 0:1 në transfertën ndaj debutuesve të Detonit Junior, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga Velesi ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë, mirëpo loja e përqëndruar në mbrojtje nga ana e skuadrës vendase nuk i dha mundësinë skuadrës nga Velesi për të shënuar edhe ndonjë gol tjetër. Burhan Mustafa ishte i pathyeshëm në portë, teksa Leonard Kallaba në mbrojtje, me këtë të fundit i cili ishte shumë pranë golit debutues, mirëpo goditja e tij me kokë u pastrua nga ana e mbrojtësve të Detonit Junior.
Boreci golin e vetëm e realizoi gjatë pjesës së parë, edhe atë duke iu falënderuar një autogoli të Nikolla GJorgjiev, ndërsa Kozhuvi i Emir Skenderit, sulmuesit shkupjan, NGA Kavadari u rikthye me barazim pa gola.
Kit Go falë golit të ish sulmuesit të Gostivarit, Boban Mariq mundi minimalisht 1:0 Plaçkovicën, Bregallnica ishte superiore në transfertën ndaj Vardar Negotinës, ku falë golave të shënuar nga Darko Razmoski (56’), Lazar Iliev (58’ dhe 66’) dhe Kristijan Vellkovski shënoi fitore 1:4, teksa një fitore të madhe arriti edhe Partizan Obrshani, duke mundur 2:3 në transfertën në Makedonska Kamenicë skuadrën e Sasa-s.
LDFM – Lindje, Java I | ||
Detonit Junior | 0:1 | Boreci |
Kit Go Pehçevo | 1:0 | Plaçkovica |
Vardar Negotino | 1:4 | Bregallnica |
Sasa | 2:3 | Partizan Obrshani |
Tikveshi | 0:0 | Kozhuvi |