Fillojnë emocinet edhe në Ligën e Dytë–Perëndim

Sot edhe zyrtarisht hap siparin sezoni i ri futbollistik në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”. Me dy skuadrat debutuese, Genç Kalemler nga Gostivari dhe Goblen Kunior  nga Kumanova, dhe skuadrat favorite për inkuadrim në Ligën e Parë, Struga Trim Lum, Gostivari dhe Vëllazërimi, por duke mos harruar këtu edhe dy skuadrat që edicionin e kaluar garonin në mesin e më të mirëve, Skopje dhe Pelisteri do të nis sezoni 2018/2019, atëherë kur ka mesi i muajit maj do të mësojmë edhe zyrtarisht gjithçka.

Mirëpo deri atëherë ka edhe shumë kohë, ndërsa që sot xhiroja e parë na sjellë disa përballje interesante, ku bien në dy dy derbi shqiptarë. Skuadra debutuese e Goblen Junior që pas një kohe të gjatë rikthen futbollin në Kumanovë në një rang më të kapshëm për futbolldashësit do të jetë nikoqir i Struga Trim Lum, derisa Korabi që rikthehet në Ligën e Dytë, në Dibër do të mirëpret Gostivarin.

Në lagjen e Autokomandës do të zhvillohet dueli mes dy ish ksuadrave elitare, Skopjes dhe Pelisterit, Labunishta do të mirëpret Vëllazërimin në Strugë, teksa në Gostivar, Genç Kalemler do të jetë nikoqir i Teteksit.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së parë startojnë në ora 17:00.

LDFM – Perëndim, Java I
Korabi 17:00 KF Gostivar
FK Skopje 17:00 Pelisteri
Genç Kalemler 17:00 Teteksi
Goblen Junior 17:00 Struga Trim & Lum
Labunishta 17:00 Vëllazërimi

Leave a Reply