Derbi shqiptarë në Kumanovë mbyllet me barazim

Goblen Junior në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë ka debutuar me barazim, njofton “infOSport.mk”. Skuadra kumanovare barazoi 1:1 në ndeshjen ndaj Struga Trim Lum, të zhvilluar në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë.

Futbollistët e Goblen Junior ishin shumë të motivuar në këtë përballje, për më tepër që kjo ishte ndeshja e tyre e parë që po zhvillonin në kuadër të Ligës së Dytë. Gjithë ky entuziazëm dhe përkrahje e publikut vendas, u shpërblye me gol gjatë pjesës së parë që mban firmën e Gentian Pajazitit.

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë, Struga Trim Lum me të gjitha forcat e saj kërkonte golin e barazimit, të cilin e gjeti në minutuën e 80-të përmes të rikthyerit, Altin Lloga.

Me këtë gol dhe barazimin 1:1 u mbyll kjo ndeshje, nga e cila në fund publiku i pranishëm në shkallët e stadiumit doli i kënaqur.

Leave a Reply