Sonte në kuadër të Liga Europa në program ishin ndeshjet e kthimit të turit të tretë eliminatorë të Liga Europa, me ç’rast u përcaktuan emrat e të gjitha skuadrave që do luajnë në fazën “play-off” të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian. Pikërisht dy ndeshjet e kësaj faze janë ndeshjet finale, përmes së cilave skuadrat do të prejnë biletën për në fazën në grupe të turneut.
Edhe këtë rradhë nuk kanë munguar surprizat, duke filluar nga eliminimi i Fejenordit dhe Legia të Varshavës, me këta të fundit që u eliminuan nga Dudelanzh, skuadër kjo e Luksemburgut që në raundin paraprak kishte eliminuar Prishtinën. Ndërkohë kanë kaluar pa shumë probleme skuadrat me emër dhe me pretendime si Sevilja, Olimapiakos, apo edhe Beshiktash, që megjithatë vetë falë golit në transfertë eliminoi austriakëtve LASK.
REZULTATET
Kairat-Sigma Olomuc 1-2 (0-2)
Progres Niederkorn-Ufa 2-2 (1-2)
AEK Larnaca-Shturm Grac 5-0 (2-0)
HJK-Olimpija 1-4 (0-3)
Kopenhagë-CSKA Sofje 2-1 (2-1)
Universitatea Krajova-RB Lajpcig 1-1 (1-3)
CFR Kluj-Alashkert 5-0 (2-0)
Kukësi-Torpedo Kutaisi 2-0 (2-5)
Midtjilland-TNS 3-1 (2-0)
Suduva-Spartaks Jurmala 0-0 (1-0)
Molde-Hibernian 3-0 (0-0)
Zalgiris-Sevilja 0-5 (0-1)
APOEL-Hapoel Ber Sheva 3-1 (2-2)
Lucern-Olimpiakos 1-3 (0-4)
Makabi Tel Aviv-Pjunik 2-1 (0-0)
Zenit-Dinamo Minsk 8-1 (0-4)
LASK-Beshiktash 2-1 (0-1)
Dinamo Brest-Apollon 1-0 (0-4)
F91 Dudelanzh-Legia Varshavë 2-2 (2-1)
Atalanta-Hapoel Haifa 2-0 (4-1)
Zrinjski-Ludogorets 1-1 (0-1)
Brondbi-Spartak Subotica 2-1 (2-0)
Bazel-Vitese 1-0 (1-0)
Rosenborg-Kork Siti 3-0 (2-0)
Leç Poznan-Genk 1-2 (0-2)
Maribor-Rejnxhërs 0-0 (1-3)
Partizan Beograd-Nordsjelland 3-2 (2-1)
FCSB-Hajduk Split 2-1 (0-0)
Fejenord-Trençin 1-1 (0-4)
Gent-Jagellonia 3-1 (1-0)
Rapid Vjenë-Slovan Bratislava 4-0 (1-2)
Bordo-Mariupol 2-1 (3-1)
Rijeka-Sarpsborg 0-1 (1-1)
Valur-Sherif 2-1 (0-1)
Bërnli-Istanbul Bashakshehir 1-0 (0-0)
Sporting Braga-Zoria 2-2 (1-1)
*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para, me të zeza skuadrat e kualifikuara