Kampionët e Kosovës, Drita, që ditë më parë fituan edhe Superkupën e Kosovës, kanë bërë një super goditje në merkato, duke sjellë në rradhët e tyre fantazistin, Erjon Vucaj.
Mesfushori shkodran në verë luajti me Luftëtarin në kupat e Europës, por më pas edhe pse e zgjidhi kontratën me Vllazninë, nuk firmosi me gjirokastritët për sezonin e ri futbollistik.
Në adresë të tij pati shumë oferta, mirëpo ai në fund vendosi të pranojë atë Dritës, që udhëhiqet nga Bekim Isufi.
Vucaj në Shqipëri përveç me Vllazninë dhe Luftëtarin gjithashtu është aktivizuar edhe me Laçin, edhe atë për pesë sezone e gjysmë, pastaj me Flamurtarin e Vlorës dhe Tiranën. Gjithashtu ai ka veshur edhe fanellën e Flamurtarit dhe Tiranës.