Sulmuesi kosovar, Shkëlqim Demhasaj ka shënuar gol të bukur në disfatën 1:3 të skuadrës së tij, Lucern nga Olimpiakosi në kuadër të turit të tretë eliminatorë të Liga Europës.
Skuadra zvicerane e Lucern është eliminuar nga garat evropiane, duke u mundur me rezultat të përgjithshëm 7:1 në dy ndeshjet nga grekët e Olimpiakos.
Golin e vetëm për Lucernin në këto dy ndeshje, e realizoi Shkëlqim Demhasaj.
22 vjeçari realizoi në minutën e 82’ të ndeshjes, një minutë pas inkuadrimit në lojë.
Kujtojmë se Demhasaj ende nuk ka paraqitje zyrtare për ndonjë përfaqësueses, përjashtuar Zvicrën U21. Ai ka të drejt të zgjedh Kosovën, vendin e prejardhjes së tij, por gjithashtu edhe Shqipërinë që ka shprehur interesim për shërbimet e tij.