Sa i pafat Kukësi! Eliminohet nga Liga Europa, mirëpo me kokën lartë

Kukësi eliminohet nga Liga Europa me kokën lartë. Skuadra shqiptare zhvilloi një super ndeshje sonte në “Elbasan Arena” përballë gjeorgjianëve të Torpedo Kutaisi, duke i mundur ata me rezultatin 2:0, mirëpo edhe kjo fitore nuk mjaftoi që kuksianët të vazhdojnë aventurën europiane, njofton “infOSport.mk”.

Kjo për shkak se Kukësi në ndeshjen e parë në transfertë ishte mundur me rezultatin 2:5, duke u eliminuar në këtë mënyrë me rezultatin e përgjithshëm, 4:5.

Ndryshe të dy golat për Kukësin sonte i realizoi Rexhinaldo, që të dy nga penaltia, të përfituar në mënyrë individuale. Golin e parë ish sulmuesi i Laçit e realizoi në minutën e 29-të, teksa golin e dytë në minutën e 75-të.

Në 15 minutat e fundit të takimit Kukësi u kanos seriozisht edhe në tre raste të tjera, mirëpo në të gjitha këto fitues doli portieri mysafir, Kvaskhvadze, i cili ndali goditjet e Donjet Shkodrës, boshnjakut Harba dhe shkupjanit, Edis Maliqi.

Ish futbollisti i FC Shkupit luajti për gjatë 90 minutave, ndërkohë tetovari Valon Ethemi luajti deri në minutën e 52-të, kur u zëvendësua nga Çyrbja.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply